image Qeveria ndan 1,7 milionë euro për 34 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë

Sociale

Qeveria ndan 1,7 milionë euro për 34 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë

news image

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur të premten se është nënshkruar marrëveshja me 39 organizata të cilat kanë veprimtari shpërndarjen e pakove ushqimore, për shpërndarjen e 34 mijë pakove, në vlerë prej 1,7 milionë euro për familjet në nevojë.

Murati ka thënë gjatë një konference për media se ky vendim është marrë në kuadër të masës 3.4 për mbështetje të familjeve.

“Sot gjatë ditës kemi nënshkruar marrëveshje me 39 organizata të cilat veprimtari kanë shpërndarjen e pakove ushqimore. Ka qenë masa 3.4 për të cilën kemi bërë shpalljen dhe janë kualifikuar këto 39 organizata ku gjithsej të cilat do të shpërndaj 34,000 pako ushqimore në vlerë 1,7 milionë euro”, ka thënë Murati.

Mbështetja do të jetë: pako ushqimore deri në 50 euro për familje, derisa, së paku 70% e vlerës së pakos do të jetë me produkte vendore.

/GazetaSinjali/