image Imami i një xhamie në Prishtinë tregon se si një grua vodhi pako ushqimore

Siguri

Imami i një xhamie në Prishtinë tregon se si një grua vodhi pako ushqimore

news image

Vjedhje të shpeshta po ndodhin kohëve të fundit nëpër xhami. Hiç më larg se dje, ka ndodhur një vjedhje në rrugën “Holger Pedersen” ku ndodhet një xhami, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë treguar se hajdute ka qenë një grua.

Mësohet se e njëjta, sipas imamit të xhamisë, ka shkuar aty me një veturë me targa vendore dhe ka vjedhur nga xhamia 3 pako ushqimore, që kishin vlerën 150 euro. /Gazeta Sinjali/