image Sot në Podujevë fillon shpërndarja e 500 pakove për familjet në nevojë

Kosovë

Sociale/ Sot në Podujevë fillon shpërndarja e 500 pakove për familjet në nevojë

news image

Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës ka apeluar te qytetarët që të respektohen vendimet dhe rekomandimet e bëra edhe më herët dhe në raste të tilla varrimet të bëhen vetëm nga rrethi i ngushtë familjar me qëllim të ruajtjes së shëndetit, si dhe të mos organizohen të pame.

Gjithashtu kërkohet nga qytetarët që, pavarësisht se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, të shmangin shkuarjen në iftar dhe vizitat te të afërmit.

Në takim u bë e ditur se sot fillon shpërndarja e 500 pakove të para ushqimore për familjet në nevojë, si pasojë e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19, të siguruara nga buxheti i Komunës së Podujevës./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/KomunaEPodujeves/photos/a.1443419492574423/2602259100023784/?type=3&theater