image ​Bora mbulon Prishtinën

Kosovë

​Bora mbulon Prishtinën

news image

Edhe sot ka nisur të bie borë në kryeqytet. Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se në pjesën e dytë parashihen reshje të shiut dhe borës.

Në pjesën veriore të Dukagjinit sërish pritet të ketë erëra mesatare dhe të fuqishme, më theks të veçantë në Istog me rrethinë, me një rreze veprimi prej 10-12 km.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius.

Do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit herë–herë me vrull. /Gazeta Sinjali/