image ​Punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik nëpër qendrat spitalore paralajmërojnë grevë

Kosovë

​Punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik nëpër qendrat spitalore paralajmërojnë grevë

news image

Punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik nëpër qendrat spitalore dhe ambulantë po planifikojnë të hyjnë në grevë. Kjo për shkak të mosmarrjes së pagave shtesë. Kështu thuhet në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.

Nëpërmjet një njoftimi nga sindikata thuhet se fundi i javës së ardhshme do të jetë fillimi i grevës së përgjithshme të të gjithë këtyre punëtorëve.

“Pas mosreflektimit të Qeverisë së Kosovës dhe presionit të punëtorëve lidhur me mosmarrjen e pagave shtesë për kohen e pandemisë, Sindikata e Sektorit Privat te Kosovës këtë javë do t’i kryejë të gjitha përgatitjet për një grevë gjenerale. Dhe fundi i javës së ardhshme do të jetë fillimi i grevës së përgjithshme të të gjithë punëtorëve teknik dhe sigurimit fizik nëpër qendrat spitalore dhe ambulantat. Qeveria edhe pas 20 ditësh nuk doli me vendim lidhur me pagesat e kësaj kategorie”, thuhet në njoftimin e sindikatës. /Gazeta Sinjali/