Manchester City është afër për të arritur marrëveshje me De Bruynen rreth nënshkrimit të kontratës së re, shkruan Sky Sports Italia, transmeton Sinjali Sportiv.
Gazetari i njohur Fabrizio Romano raporton se De Bruyne ka rënë dakord me krerët e Manchester Cityt për të vazhduar të ardhmen te ta.
Bisedimet mes dy palëve tanimë janë në një fazë të avancuar, ku ka mbetur vetëm edhe njoftimi zyrtar nga “Citizens”.
Kontrata aktuale e De Bruynes skadon në vitin 2023 dhe këtë edicion ai ka shënuar vetëm një herë në tetë paraqitje në Premier Ligë për Manchester Cityn./Sinjali Sportiv/