image Guardiola e lavdëron Arsenalin para përballjes së nesërme me të

Futboll

Guardiola e lavdëron Arsenalin para përballjes së nesërme me të

news image

Arsenali dhe Manchester City do të përballen nesër në derbin e kësaj xhiroje në Premierligë.

Dy kandidatët për titull të kampionit, në edicionin e kaluar dhe në atë aktual, do t’i matin forcat në stadiumin “Emirates”.

Trajneri i kampionëve anglezë dhe evropianë, Pep Guardiola ka folur për këtë sfidë të rëndësishme për ekipin e tij.

“Arsenali ishte rivali ynë më i madh në sezonin e kaluar. Në të kaluarën nuk e kishin arritur këtë nivel. Sot janë ende aty dhe do të mbesin për shumë kohë, është një skuadër e mirë. E kanë një model të qartë. Kanë luftuar për t’u bërë kampionë dhe tash janë përsëri këtu. Arsenali është rikthyer vërtetë mirë”, deklaroi fillimisht trajneri spanjoll.

“Humbja nga Wolverhamptoni? Është komplet ndryshe nga loja me Arsenalin. Ata janë mbrojtur nga minuta e parë. Nuk mendoj se do të jetë rast i njëjtë me Arsenalin. Duhet të adaptohemi, edhe pse tashmë e njohim njëri-tjetrin ekip mjaft mirë”, përfundoi ish-trajneri i Barcelonës e Bayern Munichut.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Manchester Cityt do të luhet nesër duke filluar nga ora 17:45.

Në edicionin e kaluar, “Gunners” udhëhoqën në pjesën më të madhe të sezonit, por në fund u dorëzuan dhe titulli iu takoi “Citizens”.

Edhe në sezonin 2023/24 pritet të jetë një garë e ashpër mes tyre për titull të kampionit të Premierligës.

/GazetaSinjaliSporti/