image Kampioni e nis me fitore sezonin e ri, Man City mposht Crvena Zvezdën

Futboll

Kampioni e nis me fitore sezonin e ri, Man City mposht Crvena Zvezdën

news image

Manchester City e ka nisur me fitore bindëse sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola mposhti sonte Crvena Zvezdën.

Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” përfundoi me rezultatin 3:1.

Skuadra serbe kaloi e para në epërsi me golin e Osman Bukarit (45’), por “Qytetarët” nuk lejuan befasi dhe përmbysen gjithçka në pjesën e dytë.

Julian Alvarez (47’, 60’) dhe Rodri (73’) shënuan golat e fitores për kampionët në fuqi të Evropës.

Pas xhiros së parë në Grupin G prin Leipzigu me tri pikë, aq sa ka edhe Manchester City si i dyti.

Crvena Zvezda dhe Young Boys, dy skuadrat pa pikë, renditen në pozitat tre dhe katër.

/GazetaSinjaliSport/