image Man City ofron 70 milionë funte për yllin e West Ham

Futboll

Man City ofron 70 milionë funte për yllin e West Ham

news image

Manchester City dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin e West Ham, Lucas Paqueta, sipas talkSPORT.

Megjithatë, “Çekanët” nuk kanë dëshirë të hyjnë në bisedime për të shitur brazilianin e tyre pasi sapo kanë humbur Declan Rice nga Arsenali.

Skuadra e Guardiolës ka bërë një ofertë hapëse prej 70 milionë funte për Paqueta, të cilën West Ham do ta refuzojë, raporton gazeta portugeze Ge Globo.

Kujtojmë që West Ham është skuadra e vetme që ende nuk ka bërë asnjë nënshkrim në këtë merkato verore në Premier League, por janë pranë zyrtarizimit të mesfushorit defanziv, Edson Alavarez, i cili thuhet se është dakorduar për një lëvizje në Londër.

/GazetaSinjali/