Zyrtarët policorë janë të thirrur për të monitoruar zbatimin e ligjit, i cili vlen për të gjithë njësoj, mirëpo ka raste kur edhe ata vetë janë shkelës të rregullave e ligjeve.
Një rast i tillë, që paraqet shembull të keq për qytetarët, është edhe një zyrtare policore në Pejë, e cila e parkon veturën në sheshin e qytetit.
Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit disa fotografi të veturës private dhe të polices në fjalë.
Sipas tij, fotografitë janë realizuar para disa minutave dhe vetura është ende e parkuar në shesh.
“E fut kerrin midis sheshit, ku është e ndalume me hy me kerr dhe shkon me pi kafe”, tha sinjalizuesi./Gazeta Sinjali/