Një zyrtar policor në Gjakovë ka raportuar se është kanosur përmes rrjeteve sociale nga një i dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, i dyshuari edhe më herët e ka kanosur atë dhe familjarët e tij.
Gjithashtu, Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti ishte me të meta psiqike.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/