image Zyrtari policor në Ferizaj kërcënohet nga fqinji i tij, e nxjerr armën zyrtare për ta mbrojtur veten

Siguri

Zyrtari policor në Ferizaj kërcënohet nga fqinji i tij, e nxjerr armën zyrtare për ta mbrojtur veten

news image

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se pasditen e djeshme ka kanosur me thikë një qytetar në një lokal në fshatin Zaskok të Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali përmes burimeve ka siguruar detaje se personi i sulmuar është zyrtar policor dhe se i njëjti është ankuar në Polici për kërcënimin që ka marrë nga qytetari e që është fqinji i tij.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur zyrtari policor ishte rrugës me motoçikletë dhe po udhëtonte nga fshati Zaskov në drejtim të Ferizajt.

Personi i dyshuar ia kishte ndërprerë rrugën, ku fillimisht e kishte ofenduar me fjalë të ndryshme, e pastaj fjalosjen e kishte vazhduar edhe në një lokal.

Sipas të njëjtave burime, zyrtari policor ka deklaruar në Polici se kishte nxjerrë armën zyrtare me qëllim për ta mbrojtur veten, derisa ai kishte qenë jashtë detyrës zyrtare.

Ndërkohë, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës raportohet se personi i dyshuar është arrestuar dhe rasti është iniciuar si “Kanosje”.

/GazetaSinjali/