“Forcat ruse të mbrojtjes ajrore dhe flota në Detin e Zi kapën nëntë dronë ukrainas mbi portin e Krimesë të Sevastopolit herët të dielën”.
Kështu u shpreh një zyrtar i instaluar nga Moska, shkruan The Guardian.
“Asnjë objekt, qoftë në qytet apo në zonën e ujit nuk u dëmtua,” tha Mikhail Razvozhayev , guvernatori i Sevastopolit i instaluar nga Moska.
Dy drone ajrore u rrëzuan mbi det, pesë u kapën nga forcat e luftës elektronike të Rusisë dhe dy drone sipërfaqësore u shkatërruan në bregun e jashtëm, shtoi Razvozhayev.