image Zyrtari i bankës në Lipjan raporton në Polici se dikush deponoi 500 euro të falsifikuara

Siguri

Zyrtari i bankës në Lipjan raporton në Polici se dikush deponoi 500 euro të falsifikuara

news image

Një person, zyrtar i bankës private dje në Lipjan është ankuar në Polici për falsifikim të parasë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai është ankuar se në bankë është deponuar një monedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se monedha e dyshuar është konfiskuar.

/GazetaSinjali/