Disa zyrtarë policorë janë kërcënuar me armë zjarri nga dy persona në Podujevë, të dielën rreth orës 03:32 të mëngjesit, raporton Gazeta Sinjali.
Të dyshuarit ua kanë drejtuar policëve armën e tipit AK-47 dhe i kanë kërcënuar, e pastaj kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia ndodhej në vendin e ngjarjes pas një telefonate që kishte marrë nga një qytetar, sipas të cilit, të dyshuarit ia kishin dëmtuar veturën, pas një mosmarrëveshje.
Me vendim të prokurorit, atyre u është bastisur shtëpia, por Policia bën të ditur se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Të dyshuarit janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës./GazetaSinjali/