Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre, përcjell Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, gjatë pranimit të një burgosuri, ku të njëjtit i është gjetur sasi e dyshuar narkotike, të cilën e kishte fshehur brenda gojës.
Në njoftimin e bërë tregohet se tashmë për rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe ka filluar inicimi i procedurave sipas rregullores./Gazeta Sinjali/