Timo Werner do të humbasë Botërorin që do të mbahet në nëntor, shkaku i një lëndimi të pësuar.
Gjermani pësoi një lëndim në kyçin e këmbës mbrëmë në fitoren ndaj Shakhtar Donetsk.
Skanimet sot në Leipzig treguan se ai ka këputur ligamentin në kyçin e tij të majtë dhe për këtë arsye do të jetë jashtë për pjesën tjetër të vitit 2022, ka konfirmuar klubi gjerman.