image Lojtari serb në eFootball nuk luan kundër Kosovës, humb botërorin: Ajo është pjesë e Serbisë

Futboll

Lojtari serb në eFootball nuk luan kundër Kosovës, humb botërorin: Ajo është pjesë e Serbisë

news image

Një nga lojtarët më të mirë në eFootball në Evropë, serbi Marko Roksiq ka vendosur të tërhiqet nga turneu që ka mundur ta dërgoj atë në Botërorin që do të mbahej në Riad të Arabisë Saudite.

Arsyeja e tërheqjes së tij ishte fakti se Roksiq ishte në grupin e njëjtë me lojtarin e Kosovës, Genci Shala ndaj të cilit nuk ka dashur të luante online.

Roksiq deri para duelit me Shalën e Kosovës kishte pesë fitore, por pastaj ka vendosur të tërhiqet për ta humbur botërorin.

Po ashtu, në njoftimin e tij, Roksiq ka thënë se po ashtu po pensionohet nga eFootballi.

Roksiq ka thënë se nuk ka dashur të jetë lojtari i parë nga Serbia që luan kundër Kosovës, të cilën e ka vlerësuar si territor të Serbisë. “Pasi u mendova për një kohë të gjatë vendosa të mos luaj. Askush nuk ka luajtur një lojë si kjo, kështu që nuk do të doja të isha i pari. Mbeta pa një kualifikim direkt në Riad. Do të thosha gjithfarë gjërash, por më mirë të hesht”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

“Pas dy vitesh në të cilat kam qenë në çdo garë në Evropë, tani kam vendosur të pensionohem. Më kanë vendosur në të njëjtin grup me Kosovën, e cila është pjesë e Serbisë dhe do të jetë gjithmonë”.

/GazetaSinjaliSport/