Villarreal dhe Manchester United u përballen në finalen e madhe të Europa League, shkruan Sinjali Sport.
Rezultati përfundimtar në 90-të minuta ishte 1-1, ku fituesi nuk u vendos as në vazhdime, por në penalti, ku kampion u shpallen Villarreali me 11-të penalti të shënuara dhe një të pritur, dhe atë e humbi portieri David De Gea
Gjatë kohës së rregullt, Gerard Moreno realizoi i pari në minutën e 29-të për spanjollët, ndërsa për djajtë e kuq rezultatin e barazoi në minutën e 55-të Edinson Cavani.
Ky është titulli i parë për skuadrën spanjolle.
Kjo finale është zhvilluar në Gdansk të Polonisë në praninë e shikuesve. /Gazeta Sinjali Sporti/