Aston Villa për dy vitet e ardhshme do të udhëhiqet nga Steven Gerrard, i cili ishte trajner i Rangers. Ai synon që ta kthejë në formë klubin anglez, pasi gjendja momentale e Aston Villas nuk është e mirë, shkruan Sinjali Sport.
Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka konfirmuar edhe vetë klubi përmes një komunikate.
“Aston Villa është e lumtur të njoftojë punësimin e Steven Gerrard si kryetrajneri jonë”, shkruhet në komunikatë.
E për arritjen e marrëveshjes edhe Gerrard është shprehur i lumtur duke thënë se është ‘krenar‘ që është trajner i tyre.
“Aston Villa është klub me histori të pasur dhe traditë në futbollin anglez dhe ndihem krenar që jam trajneri i tyre. Në bisedimin me Nassef, Wes dhe pjesën tjetër të bordit, ishin direkt për ambiciet në plane të klubit dhe do provojë t’iu ndihmojë që të arrijnë synimet”, deklaroi ai.