Mohamed Salah edhe zyrtarisht ka zgjatur kontratën e tij me Liverpoolin.
Egjiptiani kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe kishte zëra se mund të largohet vitin e ardhshëm me parametra zero.
Megjithatë, pas pesë vitesh me klubin, Salah tani do të zgjasë qëndrimin në Anfield që deri më tani ka shënuar 156 gola në 254 paraqitje.
“Ndihem mirë dhe [jam] i emocionuar për të fituar trofe me klubin. Është një ditë e lumtur për të gjithë.
Duhet pak kohë, mendoj unë, për t’u rinovuar, por tani gjithçka është bërë, kështu që ne vetëm duhet të përqendrohemi në atë që vjen më pas.
Unë mendoj se ju mund të shihni në pesë apo gjashtë vitet e fundit se ekipi ishte gjithmonë [përpjetë]. Sezonin e kaluar ishim afër të fitonim katër, por fatkeqësisht në javën e fundit të sezonit humbëm dy trofe.
Mendoj se jemi në një pozicion të mirë për të luftuar për gjithçka. Kemi edhe nënshkrime të reja. Thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, të kemi një vizion të mirë, të jemi pozitivë dhe të vazhdojmë përsëri për gjithçka“, ka deklaruar Salah.