Klubi francez ka ndarë përfundimisht rrugët me trajnerin Mauricio Pochettino.
Pas 18 muajve nën shërbim, argjentinasi shkarkohet nga posti i trajnerit të klubit francez.
Parisienët e kanë zgjedhur pasuesin e argjentinasit, i cili do të jetë ish-trajneri i Nices, Christophe Galtier.
Galtier pritet të zyrtarizohet sot si trajneri i ri i klubit francez.