image Pochettino pasardhës i Guardiolas te City?

Futboll

Pochettino pasardhës i Guardiolas te City?

news image

Ish-lojtari anglez Trevor Sinclair thotë se Mauricio Pochettino është një kandidat i madh për trajnerin e ardhshëm të Manchester City.

Së fundmi, argjentinasi humbi punën pasi u largua nga PSG-ja.

“Pochettino duket se është i shkëlqyeshëm në shoqërimin me lojtarë të të gjitha niveleve”, tha Sinclair për TalkSport. Ne pamë se si ai udhëhoqi Mbappe, Messi, Neymar. Në këtë kuptim, ai nuk ka asnjë problem.

Mendoj se Manchester City është klubi i duhur për të. Ndoshta tani ai do të marrë një pushim, por në të ardhmen, mendoj se ai mund të zëvendësojë Guardiolën kur të vendosë të largohet”, beson anglezi.

Kontrata e Josep Guardiolës me Manchester City është deri në verën e vitit 2023.

/Gazeta Sinjali Sporti/