Tashmë edhe përfundimisht, Amad Diallo është lojtari më i ri i Manchester Unitedit, transmeton Sinjali Sportiv.
Talenti i ri 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.
Kujtojmë se ‘Djajtë e Kuq’ me Atalantan kishin arritur marrëveshje edhe në tetor të vitit të kaluar, por procedurat e pajisjes me pasaportë vonuan kalimin e futbollistit nga Bregu i Fildishtë në ‘Old Trafford’.
Klubet nuk kanë bërë të ditur shumën e transferimit, por nga mediat angleze thuhet se Manchester United ka paguar 40 milionë euro (bashkë me bonuset) për shërbimet e Amad Diallos. /Sinjali Sportiv/.