Manchester United ka nënshkruar zyrtarisht me sulmuesin e Burnley, Wout Weghorst.
Marrëveshja është në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit, pa një opsion blerje.
Sulmuesi i Burnleyt ishte i huazuar tek skaudra turke, Besiktas, por që ndërpreu marrëveshjen pasi Man United hyri në garë për shërbimet e tij, shkruan Sinjali Sport.
Pas finalizimit të marrëveshjes, ka reaguar vet futbollisti, ka ka theksuar se ndjehet i privilegjuar që do të bartë fanellën e Man United.
“Ndihem i privilegjuar që po bashkohem me United.
Unë kam luajtur kundër klubit në të kaluarën dhe është një ndjenjë fantastike që tani të kem mundësinë të vesh fanellën e famshme të kuqe.
Mund të premtoj se do t’i jap gjithçka klubit për sa kohë që jam këtu”, ka deklaruar ai.