image Formacionet bazë: Burnley - Liverpool/ Rikthehen në 11-she Salah e Mane

Futboll

Formacionet bazë: Burnley – Liverpool/ Rikthehen në 11-she Salah e Mane

news image

Liverpool luan si mysafir në xhiron e 25-të në Premier League, shkruan Sinjali Sport.

“The Reds” udhëtojnë drejt Burnleyt për përballjen e kësaj jave, takim që nis në ora 15:00 në stadiumin “Turf Moor”.

Skuadra e Kloppit është e vetmja që po e përcjell Manchester Cityn edhe pse janë 12 pikë larg, por pasi kanë dy ndeshje më pak mund të thuhet se janë më së afërti kreut.

Liverpooli ka 51 pikë në vendin e dytë, kurse Burnley me 14 pikë është e fundit, por me 4 lojë më pak se ekipet tjera.

Formacionet për këtë duel janë publikuar, ku nga fillimi paraqiten edhe dyshja Salah – Mane, që munguan për shkak se ishin me kombëtaret e tyre në Kupën e Afrikës.

   /Gazeta Sinjali Sporti/