image Formacionet zyrtare: Burnley - Tottenham

Futboll

Formacionet zyrtare: Burnley – Tottenham

news image

Tottenhami  do të përballet me Burnleyn në ndeshjet e mbetur të xhiros së 13-të në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.

Spurs luajnë si mysafirë te skuadra e parafundit në elitë në stadiumin “Turf Moor”, me fillim nga ora 20:30.

Skuadra londineze në këtë takim do luajë me një vullnet të shtuar, pasi triumfuan në vikend në udhëtim ndaj liderit dhe kampionit në fuqi, Manchester Cityt.

Përpos fitores, motiv shtesë për ekipin e Contes është edhe rikthimi në formë i Harry Kane, i cili realizoi dy gola dhe bëri super paraqitje ndaj Citizens.

Tottehami me 39 pikë gjendet në vendin e tetë, por në rast të fitores ngjitet në pozitën e gjashtë.

Në anën tjetër vendasit si të parafundit në Premierligë numërojnë 17 pikë, por me dy ndeshje më pak.

Formacionet zyrtare janë publikuar:  

/GazetaSinjaliSporti/