image Zyrtare: Manchester City e "blindon" Cancelon, rinovon deri në vitin 2027

Futboll

Zyrtare: Manchester City e “blindon” Cancelon, rinovon deri në vitin 2027

news image

Manchester City ka konfirmuar se Joao Cancelo ka nënshkruar një zgjatje të kontratës edhe për dy vjet.

Marrëveshja e re e 27-vjeçarit do të thotë se ai do të qëndrojë në “Etihad Stadium” deri në verën e vitit 2027, kohë në të cilën ai do të ketë kaluar tetë vjet në klub.

Cancelo ka qenë një zbulim që kur mbërriti në futbollin anglez, duke ripërcaktuar rolin e një mbrojtësi të krahut me një seri paraqitjesh të vazhdueshme të shkëlqyera sulmuese dhe ai thotë se është në vendin më të mirë për të arritur ambiciet e tij në karrierë.

“Manchester City është një klub fantastik, kështu që jam jashtëzakonisht i lumtur që kam nënshkruar këtë marrëveshje të re”, tha ai.

/Gazeta Sinjali Sporti/