image Zyrtare: Manchester City dhe Ederson vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2026

Futboll

Zyrtare: Manchester City dhe Ederson vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2026

news image

Manchester City i ka zgjatur kontratën një tjetër futbollisti, shkruan Sinjali Sport.

Citizens kanë rinovuar me portierin, Ederson, deri në vitin 2026.

Gardiani i portës së Guardiolës, është pajtuar me kushtet e skuadrës dhe bëhet lojtari i radhës që e zgjat kontratën.

Më parë edhe futbollistë si Stones, Dias e Gundogan kanë firmosur kontrata të reja me klubin.

Braziliani u transferua në Etihad në vitin 2017 nga skuadra e Benficas, duke qenë gjithmonë zgjedhja e parë në portë.  /Gazeta Sinjali Sporti/