image Statovci: Shtesa për inflacionin deri në 20% zbritje për kontratat e nënshkruara para 1 prillit

Politikë

Statovci: Shtesa për inflacionin deri në 20% zbritje për kontratat e nënshkruara para 1 prillit

news image

Deputetja dhe anëtarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Jeta Statovci ka thënë është miratuar Projektligji për Mbështetjen e Punëve Publike, përmes së cilit zhbllokohen qindra projekte që u ndikuan nga rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore.

Statovci në një postim në Facebook thotë se do të ketë kompensim shtesë për inflacionin, deri në 20% zbritje për kontratat e nënshkruara para datës 1 prill.

“Kemi miratuar sot në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Projektligjin për Mbështetjen e Punëve Publike, i cili do të mundësojë zhbllokimin e qindra projekteve kapitale të organizatave buxhetore në nivel qendror dhe atë lokal e të cilat projekte, që u ndikuan nga rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore”, deklaron ajo.

Më tutje Statovci, shtoi se ky projektligj do të sjell zhbllokim të projekteve me ndikim ekonomik.

“Ky projektligj ka për qëllim të krijojë një mekanizëm për kompensimin deri në një masë të caktuar të rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore dhe punëve përcjellëse”, tha ajo.

Sipas saj zhbllokimi i këtyre projekteve do të ketë impakt ekonomik dhe me kujdesin e treguar për operatorët dhe në tërësi për projektet, është e sigurt se javëve në vijim kantieret e punës nëpër punishtet respektive do të jenë aktive me kapacitet të plotë.

/GazetaSinjali/