image N'Golo Kante afër vazhdimit të kontratës me Chelsean

Futboll

N’Golo Kante afër vazhdimit të kontratës me Chelsean

news image

Chelsea ka bërë një përparim pozitiv në bisedimet për një kontratë të re për N’Golo Kante.

Mediat në ishull më herët kishin deklaruar se N’Golo Kante përfundimisht do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit dhe se nuk do t’i ofrohet një kontratë e re nga klubi londinez.

Barcelona raportohej si një nga skuadrat favorite për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit francez.

Sidoqoftë, tani raportet e fundit theksojnë se megjithatë, N’Golo Kante pritet ta rinovojë kontratën me blutë e Londrës.

Siç raporton gazetari i The Athletic, David Ornstein, ka besim në rritje se francezi do të vazhdojë të ardhmen e tij në klubin e Chelseas.

Marrëveshja ekzistuese e Kantes skadon në fund të këtij sezoni dhe The Athletic zbuloi në shtator se ai nuk ishte i gatshëm të pranonte kushtet e reja të propozuara verbalisht nga Chelsea verën e kaluar.

Ornstein gjithashtu shton se Chelsea pritet të nënshkruajë të paktën 1 mesfushor në janar/verë; Fernandez & Bellingham janë të lartë në mesin e opsioneve.

/GazetaSinjaliSport/