image Al Nassr po bën presion të vazhdueshëm te Cristiano për ta pranuar kontratën 200 milionëshe

Futboll

Al Nassr po bën presion të vazhdueshëm te Cristiano për ta pranuar kontratën 200 milionëshe

news image

Skuadra arabe, Al Nassr po bën presion te Cristiano Ronaldo për të pranuar ofertën e tyre astonomike.

Gazetari italian, Fabrizio Romano ka dhënë disa përditësime të reja në lidhje me situatën e Ronaldos tek klubi arab.

Ai ka theksuar se Al Nassr po bën presion dhe po shpreson që Ronaldo të nënshkruajë kontratën para fundit të vitit, pra në ditët në vijim.

Romano gjithashtu ka shtuar se propozimi 200 milion euro është konfirmuar, që është i vlefshëm deri në qershor 2025, por i takon Cristianos i cili ende është duke pritur për dritën e tij jeshile.

/GazetaSinjaliSport/