image ZYRTARE: Man City kompleton blerjen e dytë të klubit këtë merkato pas Haaland

Futboll

ZYRTARE: Man City kompleton blerjen e dytë të klubit këtë merkato pas Haaland

news image

Manchester City ka kompletuar blerjen e dytë të klubit për merkaton e verës, pas Erling Haaland.

Klubi anglez ka nënshkruar me portierin gjerman, Stefan Ortega nga Arminia Bielefeld në një transferim të lirë.

Ortega ka firmosur një kontratë tre-vjeçare me kampionët dhe do të jetë numri 2 në portën e Man Cityt, pas Edersonit, ndërkohë që portieri Zack Steffen do të largohet nga klubi.

“Qytetarët” pritet që së shpejti të zyrtarizojnë edhe mesfushorin anglez, Kalvin Phillips, pasi marrëveshja tashmë është arritur, dhe lojtari pritet t’i kompletojë testet mjekësore gjatë ditës së sotme (e premte).

/GazetaSinjaliSport/