image Arsenal triumfon në Superkupën e Anglisë ndaj Man Cityt, i afrohet Unitedit

Futboll

Arsenal triumfon në Superkupën e Anglisë ndaj Man Cityt, i afrohet Unitedit

news image

Arsenal ka arritur që të triumfojë në finalen e Superkupës së Anglisë për sezonin 2023-24.

Gunners kanë triumfuar nëpërmjet penalltive me rezultat 4-1.

Ndeshja pas 90 minutave u mbyll me rezultat 1-1, me londinezët që realizuan krejt në fund të kohës shtesë, për ta çuar ndeshjen direkt në penallti.

Cole Palmer i dha avantazhin fillimisht Man Cityt në minutën e 77-të, kurse për ‘Gunners’ u realizua autogol nga Manuel Akanji, pas një topi të devijuar të goditur nga Leandro Trossard.

Arsenal arrijnë të fitojnë Superkupën e Anglisë për herë të 17-të në histori të klubit, duke qëndruar tani vetëm prapa Manchester United, e cila qëndron me 21 sosh.

/GazetaSinjaliSport/