image Kryendeshja e javës, publikohen formacionet zyrtare Chelsea - Man City

Futboll

Kryendeshja e javës, publikohen formacionet zyrtare Chelsea – Man City

news image

Xhiro e 12-të e Premier League përmbyllet sot me një super derbi të futbollit anglez.

Chelsea e pret në Stamford Bridge kampionin Manchester Cityn, në kryendeshjen e javës.

“Qytetarët” pozicionohen aktualisht lider në tabelë me 27 pikë të mbledhura, po aq ka edhe Arsenal e pozicionuar në vend të dytë por me një ndeshje më shumë.

Ndërkohë Chelsea ndodhet në pozitën e 10-të në tabelë me 15 pikë të mbledhura dhe vjen pas një fitore të madhe në javën që shkoi kundër Tottenham, duke ia shkaktuar humbjen e parë skuadrës së Ange Postecoglout.

Dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare të duelit të sotëm.

Chelsea XI: Sanchez, James, Disasi, Silva, Cucurella, Caicedo, Enzo, Gallagher, Sterling, Jackson, Palmer.

Man City XI: Ederson, Walker, Akanji, Dias, Gvardiol, Rodri, Bernardo, Alvarez, Foden, Doku, Haaland.

Dueli fillon nga ora 17:30.

/GazetaSinjaliSport/