image ZYRTARE: Man City blindon sulmin, njofton ardhjen e yllit argjentinas në Etihad

Futboll

ZYRTARE: Man City blindon sulmin, njofton ardhjen e yllit argjentinas në Etihad

news image

Manchester City ka konfirmuar arritjen e sulmuesit 22-vjeçar, Julian Alvarez.

22-vjeçari nënshkroi një kontratë pesëvjeçare e gjysmë me Man Cityn në janar, por mbeti në River Plate në formë huazimi deri në fund të sezonit në Amerikën e Jugut.

Ai do t’u prezantohet tifozëve të Cityt në West Reception të dielën, së bashku me nënshkrimet e reja Erling Haaland, Kalvin Phillips dhe Stefan Ortega Moreno.

Alvarez bëri debutimin e tij në river Plate në tetor 2018 dhe që atëherë ka krijuar një reputacion si një nga sulmuesit e rinj më të mirë në Argjentinë.

Ai shënoi 53 gola dhe 31 asistime në 120 paraqitje në River Plate.

/GazetaSinjaliSport/