Liverpooli ka kompletuar transferimin e Arthur nga Juventusi në pak kohë sa ka mbetur deri në mbylljen e merkatos.
Marrëveshja është në formë huazimi 1-vjeçar, pa opsionin e blerjes.
Arthur vjen pas dy sezonesh me Juven, ku bëri 63 paraqitje dhe shënoi një gol pas nënshkrimit nga FC Barcelona në shtator 2020.
“Jam vërtet, shumë i lumtur që jam këtu duke veshur këtë fanellë të mrekullueshme me këtë simbol të famshëm që përfaqëson kaq shumë në futbollin botëror, është një ëndërr.
Ne folëm shumë dhe idetë dhe vizionet tona ishin të përshtatshme, kështu që jam i sigurt se ishte zgjedhja e duhur. Jam shumë i lumtur dhe shumë i motivuar që të vazhdoj të jetoj ëndrrën time në fushë dhe të jap gjithçka në fanellën e Liverpool-it”, ka deklaruar Arthur pas zyrtarizimit.