Liverpool rrugëtimin drejt titullit të kampionit do ta vazhdojë pa kapitenin, Jordan Henderson.
Henderson do t’i mungojë klubit në tri javët e ardhshme.
Lajmin për lëndimin e Henderson e ka konfirmuar trajneri i këtij klubi, Jurgen Klopp, në një konferencë për shtyp, transmeton Gazeta Sinjali.
Trajneri gjerman ka thënë se kapiteni 29 vjeçar do të jetë jashtë fushës së blertë në tri javët e ardhshme shkaku i një lëndimi.
Ndeshja e radhës për Liverpoolin është ajo e Premierligës kundër West Ham United./GazetaSinjali/