image Zyrtare: La Liga publikon orarin e ndeshjeve të para, ja kur do të luajnë Barcelona e Real Madridi

Futboll

Zyrtare: La Liga publikon orarin e ndeshjeve të para, ja kur do të luajnë Barcelona e Real Madridi

news image

La Liga ka publikuar orarin për ndeshjet e javës së parë pas karantinës tre mujore.

Barcelona do të luaj ndeshjen e parë me 13 qershor, e shtune nga ora 22:00. Ata do të jenë mysafirë të Mallorcas.

Kurse, Real Madrid do të jetë vendas kundër Eibarit. Ndeshja do të luhet me 14 qershor, e diele, në ora 19:30.

Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Sevillës dhe Betisit me 11 qershor, e enjte, nga ora 22:00./Gazeta Sinjali/