image Adeyemi një hap larg Barcelonës? Negociatat janë në zhvillim

Futboll

Adeyemi një hap larg Barcelonës? Negociatat janë në zhvillim

news image

Barcelona ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Karim Adeyemit, duke i dorëzuar Borussia Dortmundit një ofertë zyrtare për sulmuesin gjerman.

Sipas gazetarit Gerard Romero, bisedimet ndërmjet dy klubeve janë duke vazhduar, ndërsa drejtuesit e klubit katalanas janë në pritje të përgjigjes nga Borussia Dortmundi lidhur me propozimin e bërë.

Burime pranë negociatave bëjnë të ditur se vetë Adeyemi ka shprehur qartë dëshirën për t’iu bashkuar Barcelonës, duke e parë ekipin spanjoll si opsionin e vetëm ku dëshiron të transferohet gjatë kësaj merkatoje.

Klubi katalanas synon ta finalizojë marrëveshjen sa më shpejt, por hapi vendimtar tashmë mbetet në dorën e Borussia Dortmundit, që duhet të vendosë nëse do ta pranojë ofertën për 24-vjeçarin.

Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për këtë transferim, teksa Barcelona mbetet optimiste se do ta realizojë një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar veror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/