Barcelona ka siguruar një kredi në vlerë prej 210 milionë eurosh, e cila do t’i shërbejë klubit për financimin e afatit kalimtar veror dhe mbulimin e një pjese të shpenzimeve operative.
Sipas raportimeve të mediave sportive, një pjesë e këtyre fondeve do të përdoret për të krijuar hapësirë financiare për transferime të reja, ndërsa pjesa tjetër do të destinohet për pagat dhe nevoja të tjera të klubit.
Në listën e objektivave të Barcelonës për këtë verë përfshihen Julian Alvarez, Joao Cancelo dhe Karim Adeyemi. Prioriteti kryesor i drejtuesve katalanas mbetet sulmuesi argjentinas i Atletico Madridit, Julian Alvarez.
Alvarez konsiderohet si një nga emrat kryesorë për të udhëhequr repartin ofensiv të Barcelonës në të ardhmen, veçanërisht pas largimit të Robert Lewandowskit drejt klubit amerikan Chicago Fire.
Me këtë injeksion financiar, Barcelona synon të forcojë skuadrën për sezonin e ri dhe të vazhdojë përpjekjet për stabilizimin e situatës ekonomike të klubit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!