image Zyrtare: La Liga cakton datën dhe orën kur do të luhet El Clasico

Futboll

Zyrtare: La Liga cakton datën dhe orën kur do të luhet El Clasico

news image

La Liga ka njoftuar se El Clasico mes Real Madrid dhe Barcelonës do të zhvillohet më 10 prill, në orën 21:00, shkruan Sinjali Sport.

Derbi më i madh në futbollin spanjoll do të zhvillohet në stadiumin “Alfredo Di Stefano” dhe është i dyti për këtë sezon në La Liga.

Në takimin e parë të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave, fitues dolën “mbretërit” midis Camp Nou, në fillim të kampionatit.

Por takimi i prillit mes tyre pritet të jetë shumë më i rëndësishëm, sepse të dy këto klube janë në garë për titull, sepse Barça ngel vetëm katër pikë prapa liderit Atletico Madrid, ndërsa Reali vetëm gjashtë pikë mbrapa./Gazeta Sinjali Sporti/