image ZYRTARE: Kryetrajneri i Yllit, Beciragic merr edhe drejtimin e Përfaqësueses së Bosnës - Sinjali

ZYRTARE: Kryetrajneri i Yllit, Beciragic merr edhe drejtimin e Përfaqësueses së Bosnës

news image

Pas dorëheqjes së Vedran Bosniqit, Bordi i Drejtorëve të Shoqatës së Basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës ka emëruar Adis Beciragicin e Yllit për përzgjedhës të ri të përafqësueses.

Përfaqësuesja boshnjake nuk ka specifikuar periudhën kohore për të cilën është rënë dakord për bashkëpunimin me Beciragic.

Në një prononcim, Beciragic ka theksuar se i vjen jashtëzakonisht keq që Bosnić nuk e vazhdoi punën e trajnerit, gjë që e bëri shumë mirë.

“Së pari duhet të theksoj se më vjen shumë keq për ngjarjet e fundit në lidhje me dorëheqjen e Vedran Bosnic. E mora në telefon pesë ditë më parë dhe i kërkova të rishikonte vendimin e tij, vërtet besoja me gjithë zemër se do të qëndronte gjithsesi. Më vjen shumë keq sepse ai ishte ai që duhej të përfundonte punën që funksionoi kaq mirë. Në takimin me anëtarët e Bordit Drejtues të KS BeH u pajtova që ta marr funksionin e përzgjedhësit, duke pasur parasysh momentin mosmirënjohës në të cilin po ndodh e gjithë kjo. Unë di gjithçka, do të jetë e vështirë, por çfarë zgjedhjeje kisha? Për të thënë jo, po e shtyj kombëtaren e vendit tim në probleme edhe më të mëdha”, tha Beciragic dhe theksoi:

“Ka pak kohë deri në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Botërorit dhe shumë punë. Do të doja t’i kërkoja publikut që të vazhdojë të mbështesë djemtë tanë të mëdhenj, të gjithë do të japim maksimumin në periudhën në vazhdim. Më duhet të theksoj se Gordan Firiç, ish-bashkëlojtari im dhe njeriu që ka veshur me aq dashuri fanellën e Kombëtares, do të jetë me mua në stafin profesional nga gushti, gjë që është një kënaqësi e madhe për mua. Le të vazhdojmë, qëndroni me ne.”

Bećiragić ka lindur më 18 qershor 1970 në Sarajevë. Si lojtar, ai ishte anëtar i kombëtares së madhe të BeH, e cila i solli shumë gëzim kombit në vitet 1990. Ai luajti në skuadër me Nenad Markoviqin, Samir Avdiqin, Gordan Firicin… Karrierën e filloi në Sarajevë të Bosnjës, ndërsa suksesin më të madh klubor e arriti në fanellën e Ulkerit, me të cilin ishte kampion i Turqisë dhe luajti në Euroligë.

Në karrierën e tij të pasur si trajner, ai drejtoi klubet turke Darussafaku, Gaziantep, Konyaspor, Kepez, Pektim dhe Muratbey Usak dhe për vite me radhë ishte krahu i djathtë i Bogdan Tanjeviqit në shtabin profesional të kombëtares turke.

Ai ka qenë edhe trajner i Irakut, ndërsa dy sezonet e fundit ka fituar kampionatin e Kosovës me ekipin Golden Eagle Ylli.

Beciragic do të debutojë në pankinën e BiH më 1 korrik, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit “F” të kualifikimeve për Botërorin 2023, në mysafirë me Çekinë. Tre ditë më vonë në sallën “Mirza Delibashiq” do të presin kombëtaren e Bullgarisë.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: