image Fitorja e pestë radhazi, kampioni mposht Sigal Prishtinën

Basketboll

Fitorja e pestë radhazi, kampioni mposht Sigal Prishtinën

news image

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore, duke mundur Sigal Prishtinën në udhëtim 68:86 (11:14, 29:17, 10:26, 18:29), në xhiron e nëntë të Prince Caffe Superligës.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për kampionët e Kosovës.

Më i dalluari te vendasit ishte Rrezart Memedi me 18 pikë, ndërsa te mysafirët, Valon Bunjaku me 21 pikë.

Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore e katër humbje.

/GazetaSinjaliSport/