image Sot zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e "Play-Off", Ylli kërkon fitoren e parë, Peja për të dytën

Basketboll

Sot zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e “Play-Off”, Ylli kërkon fitoren e parë, Peja për të dytën

news image

Sot do të zhvillohet ndeshja e dytë e gjysmëfinales së parë të “Play-Off” në basketboll, mes Yllit dhe Pejës.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Karagaçi” të mërkurën, Peja triumfoi me rezultat 85-82.

Ndeshja e dytë zhvillohet sot në Suharekë, në palestrën “13 qershori”.

Golden Eagle Ylli kërkon sonte fitoren e parë dhe barazimin e serisë, ndërkohë pejanët do të tentojnë që të rrisin avantazhin e serisë në 2-0, për t’iu afruar finales.

Kujtojmë që skuadra e cila arrin tre fitore, kualifikohet për në finale, ndërkohë që sistemi i ndeshjeve është 1-1-1-1-1, pra një në shtëpi, një mysafir.

Ndeshja fillon nga ora 20:30 dhe shfaqet në platformën e Art Motion dhe Kujtesa.

Gjysmëfinalja e dytë është ajo mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, e cila zhvillohet nesër.

Në ndeshjen e parë në Prishtinë, kryeqytetasit triumfuan me rezultat 82-70.

/GazetaSinjaliSport/