image Sfida e dytë çerekfinale sot në Gjakovë, Ylli synon kalimin në gjysmëfinale

Basketboll

Sfida e dytë çerekfinale sot në Gjakovë, Ylli synon kalimin në gjysmëfinale

news image

Sot do të zhvillohet sfida e dytë e çerekfinales së Play-Off për sezonin 2022/23 në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Kampioni Golden Eagle Ylli udhëton në Gjakovë në palestrën “Shani Nushi”, ku do të përballet me Vëllaznimin, aty ku do të kërkojë triumfin dhe kalimin në gjysmëfinale.

Sfida e parë e parë në Suharekë përfundoi me triumf të thellë nga therandasit, ku fituan me rezultat 111-86.

Skuadra që i arrin dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

Në rast të kualifikimit, Ylli do të ndeshet me skuadrën e Pejës në gjysmëfinale.

Ndërkohë sfida tjetër çerekfinale zhvillohet nesër mes Bashkimit dhe Trepçës në Suharekë. Në ndeshjen e parë triumfoi Trepça me rezultat 92-88. Fituesi i duelit takohet me Sigal Prishtinën në gjysmëfinalen tjetër.

/GazetaSinjaliSport/