image Sot fillon edicioni i ri i Superligës së Kosovës në Basketboll, derbi në Rahovec
[wp-story id="814678"]

Basketboll

Sot fillon edicioni i ri i Superligës së Kosovës në Basketboll, derbi në Rahovec

news image

Sot fillon zyrtarisht kampanja e re e sezonit 2022-23 në “Prince Caffe Superliga”.

Tetë skuadrat janë konkurruese dhe kanë bërë përforcime të bujshme, me lojtarë vendorë dhe të huaj, ku priten shumë derbi gjatë gjithë edicionit.

Rahoveci dhe Ylli do të jetë ndeshja e parë që do të hapë xhiron e edicionit të ri të Superligës, e cila do të zhvillohet në “Mizair Isma” në Rahovec nga ora 17:00.

Nga ora 19:00 do të zhvillohet një tjetër duel interesant, ai mes Bashkimit dhe Vëllaznimit në “Sezai Surroi” në Prizren.

Ndërkohë për ditën e nesërme, xhiroja e parë do të mbyllet me sfidat Sigal Prishtina – Peja e cila fillon nga ora 17:15, kurse ndeshja përmbyllëse zhvillohet në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku Trepça do t’i bëjë konak skuadrës prizrenase, Ponte.

Në dy edicionet e fundit, klubi nga Suhareka, Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Kosovës.

/GazetaSinjali/