Është me fund të lumtur një nga telenovelat më të gjata në merkaton e Superligës.
Pas shumë negociatave Tirana bën zyrtare rikthimin e Michael Ngoo. Pas një viti pushim, Ngoo rikthyet sërish në kryeqytetin shqiptar, sërish me të njëjtin objektiv, të fitojë titullin kampion me bardhekaltërit. Gjigandi anglez ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit për një kontratë 1-vjeçare.
Postimi i plotë i KF Tiranës, në Facebook (pa ndërhyrje):
Rikthehet Michael Ngoo! ????
Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’ju bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar. Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion. Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore.
Mirëseerdhe në familjen tënde Michael!
Ngoo është një ish lojtar i Liverpoolit, i cili ka luajtur për moshat e reja të këtij klubi. /GazetaSinjaliSporti/