image ZYRTARE: KF Ballkani fiton në ndeshjen 3-0 në tavolinë ndaj Ulpianës

Futboll

ZYRTARE: KF Ballkani fiton në ndeshjen 3-0 në tavolinë ndaj Ulpianës

news image

Klubi futbollistik nga Suhareka, KF Ballkani ka marrë pikët e plota në ndeshjen ndaj Ulpianës e zhvilluar në fundjavën që shkoi, transmeton Sinjali Sport.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, megjithatë Ballkani kishte bërë ankesë tek Komisioni i Garave për shkak se klubi nga Liplani në minutën e 80-të kishte aktivizuar lojtarin Andi Arifi, i cili nuk kishte qenë i paraqitur në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes.

Komisioni i Garave tani e ka miratuar ankesën e Ballkanit.

“Sipas prokotollit zyrtar, lojtari me numër 19 i shënuar në protokoll ka qenë Fabrice Boudega, i cili nuk është aktivizuar në lojë. Por në lojë është aktivizuar lojtari me numër 19, Andi Arifi, i cili nuk ka qenë i shënuar – regjistruar në protokollin zyrtar të ndeshjes. Dhe ky veprim i Ulpianës ka qenë i palejuar dhe i kundërligjshëm dhe aty ku ka kundërligjshmëri rezultati është ‘nul’. Prandaj Komisioni i Garave e miraton ankesën e Ballkanit si të bazuar dhe ndeshjen e regjistron me rezultat zyrtar, 3:0, në favor të Ballkanit”, shkruan në vendim.

Ballkani me këtë fitore tani arrin në kuotën e 66 pikëve, që shkëputet në 11 pikë më shumë sesa dy përcjellësit Gjilani e Drita.

/GazetaSinjaliSport/