image Ballkani mëson kundërshtarin në Ligën e Konferencës

Futboll

Ballkani mëson kundërshtarin në Ligën e Konferencës

news image

Ballkani nuk ia doli në fazën kualifikuese në Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar nga klubi lituanez, Zalgiris.

Ndeshja e parë në “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultat 1-1, teksa në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Lituani, klubi lituanez fitoi me rezultat 1-0 në kohën shtesë, duke u kualifikuar në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

‘Portokallinjtë’ megjithatë do të mbeten në garat evropiane, teksa tani do të luajnë në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Suharekasit në Ligën e Konferencës tani do të përballen me kampionin e San Marinos, La Fioritan.

La Fiorita u eliminua në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve, nga Inter Club d’Escaldes.

/GazetaSinjaliSport/